spot_imgspot_img
spot_img

“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të” – Deklarata befasuese e Tares për futbollistin serb

Igli Tare ka shpjeguar në një mënyrë interesante dhe befasuese se sa shumë do të thotë Sergej Milinkovic-Savic për klubin e tij. Në një intervistë për “Mozzartsport”, ish-sulmuesi shqiptar foli për reprezentuesin e Serbisë, transmeton Gazeta Express. “Ai mbërriti këtu si fëmijë dhe tani është një burrë i rritur, një baba”, tha fillimisht ai.

“Pas tetë vitesh, ai është një person i rëndësishëm për ne, jo vetëm një lojtar. Kjo është ajo që unë vlerësoj më së shumti tek ai, ai është një qenie njerëzore kaq modeste, kurrë arrogant apo mendjemadh”, shtoi Tare.

Tutje, drejtori sportiv i lacialëve tha se nëse do të kishte vajzë, do të dëshironte që ta martonte me Savicin.

“Nëse do të kisha një vajzë, do të doja që ajo të martohej me të. A është kjo mjaft e qartë se sa shumë më pëlqen ai? Ndonjëherë pas një ndeshjeje, ai do të vijë tek unë dhe do të më pyesë nëse ka bërë mirë apo keq. Unë gjithmonë përgjigjem se ai mund të bëjë më mirë dhe pastaj ai qesh se nuk jam i kënaqur kurrë”, u shpreh ish-reprezentuesi i Shqipërisë.

Milinkovic-Savic tani është 27 vjeç dhe sapo është bërë baba për herë të parë këtë javë. /Gazeta Express/

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Milaim Zeka dorëzon në Prokurorinë Speciale dosjen e audio-incizimeve të Nenad Rashiqit

Gazetari i njohur Milaim Zeka ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale dosjen që përmban audio-incizimet e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq. Zeka...

Trump pas samitit në Egjipt: “Do të vendos vetë çfarë është e drejtë për Gazën”

Presidenti amerikan shmang debatin për zgjidhjen me një apo dy shtete dhe vendos fokusin tek rindërtimi i Gazës. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do...

Vazhdon procesi i numërimit në shumicën e komunave – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot probleme me internetin

Procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në kuadër të zgjedhjeve lokale është duke vazhduar në shumicën e Qendrave Komunale të Numërimit (QKN) në...