2026/02/08
Banner Top
Ngërçi në Kushtetuese: Pasojë e një Gjykate me Numër Çift Anëtarësh

Shkruan Spartak Ngjela

Kot po lodheni e po flisni fjalë pakuptim për çështjen Belinda Balluku, e cila ka rënë në krizë sepse Gjykata Kushtetuese ka dalë në votim katër me katër.
Por kjo ndodh për injorancën që kanë treguar ata që e kanë lënë Gjykatën Kushtetuese me numur çift.
Kurrë nuk mund të quhet normale dhe me karakter të drejtë juridik një gjykatë e cila është emëruar që të funksionojë me një numur çift anëtarësh.
Ky është ngërçi, i cili del kundër frymës teorike dhe praktike të së drejtës kushtetuese të Perëndimit në rang teorik .
Prandaj sot duhet specifikuar që një gjykatë kushtetuese ose çfarëdolloj gjykate që vendos, numri i anëtareve duhet të jetë tek.
Domethënë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe çdo gjykatë, duhet të jete në një numur tek anëtarësh.
Prandaj, pikërisht për këtë, na duhet të themi se Gkykata Kushtetuese e Shqipërisë duhej të ishte me shtatë anëtarë, ashtu siç është në të gjithë botën e zhvilluar, sepse numri çift i anëtarëve sigurisht që do ta hidhte një ditë në këtë krizë. Por duhet të jemi të qartë:
Kjo sot në Shqipëri nuk është një krizë por një padije apo moskompetencë profesionale e atyre që na kanë krijuar në Shqipëri një gjykatë vendimmarrëse me një numur çift anëtarësh.
Po, a keni pyetur se: a ka ndonjë shtet evropian sot ku kryeministri të mos jetë një ish avokat me emër apo një ekonomist i shquar ose dhe një filizof?

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment