2026/02/16
Banner Top
Ngjela: SPAK të hetojë shkatërrimin e uzinave, akuza ndaj periudhës së Sali Berisha dhe qeverisë së Aleksandër Meksi

Statusi i Spartak Ngjela ka nxitur debat politik, pasi ai ka vënë në kontrast lëvizjet diplomatike të kryeministrit Edi Rama me mundësitë e veprimit politik të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në reagimin e tij, Ngjela përmend edhe takimin e Ramës me ish-presidentin amerikan Donald Trump, ndërsa aludon për zëra që flasin për një vizitë të mundshme të Berishës në Beograd.

Në status theksohet gjithashtu çështja e shkatërrimit të qindra uzinave dhe fabrikave në Shqipëria gjatë viteve ’90, për të cilën ai thotë se ka pretendime se po hetohet nga SPAK. Ngjela ngre pikëpyetje edhe për rolin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi në atë periudhë, duke kërkuar përgjegjësi historike dhe institucionale për dëmet e pretenduara ekonomike.

Reagimi i tij e paraqet këtë çështje si një debat me peshë politike dhe historike, që sipas tij kërkon hetim të plotë institucional.

Ja stausi i tij:

Pse lodheni kot me fjalë jashtë kohës.
Rama shkon te Trump.
Po Saliu ku mendon të shkojë?
Ka zëra që thonë se Saliu po pritet të shkojë në Beograd.
Ku i dihet? Krerët e Beogradit e thanë botërisht që ata ne 40 milionë dollarë, në vitet 1992 -1993 kanë shkatërruar në Shqipëri pesëqind fabrika dhe uzina.
Por Saliu ishte president i Republikës.
Kurse kryeministër ka qenë Aleksandër Meksi.
Po uzinat dhe fabrikat kush do t’i paguajë?

Ka të dhëna që edhe SPAK po merret me këtë çështje. Dhe shumë mirë bën për këtë, sepse shkatërrimi i 500 uzinave dhe fabrikave në Shqipëri ka qenë dhe do të mbetet një gjëmë kombëtare.

Po Aleksandër Meksi që ka qenë kryeministër në atë kohë, çfarë do t’i thotë historisë?
Është mirë që Meksi të bëhet pentito, sepse, sipas burimeve të sigurta, çështja e shkatërrimit të uzinave dhe fabrikave në Shqipëri do fillojë të hetohet e të gjykohet në SPAK.
Sepse është edhe një ish udhëheqës i Brogradit që para disa muajsh, duke u mburrur, ka deklaruar:
“Ne, me 50 milionë dollarë, kemi shkatërruar në Shqipëri pesëqind uzina dhe fabrika”.
Po SPAK, a do të veprojë shpejt për këtë çështje me karakter të theksuar politik dhe historik njëhetësh, si një gjëmë kjo që i është shkaktuar popullit shqiptar në vitet 1992 – 1996?

Banner Content