2026/02/05
Banner Top
Një person dyshohet se u godit me sëpatë nga familjari i tij në Deçan

Një person dyshohet se është lënduar rëndë me sëpatë nga një familjar i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se Policia për rastin është informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare rreth orës 15:35.

Viktima është duke u trajtuar tash në Spitalin e Pejës për shkak të lëndimeve të marra.

“Rreth orës 15:35, Stacioni Policor është njoftuar nga QMF se është duke e trajtu një person të lënduar me mjet të fortë, sëpatë, i cili dyshohet se është lënduar nga një familjar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Isniq të Deçanit. Personi i lënduar është dërguar në emergjencën e Pejës për shkak të lëndimeve që ka pësuar. Prokurorja e shtetit është njoftu me rastin dhe ka autorizuar që me rastin të merret sektori i hetimeve rajonale për shkak të peshës së veprës”, ka thënë Gashi.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar për Telegrafin se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka ndodhur një rast i cilësuar si vrasje ne tentativë ne komunën e Deçanit. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Prokurorja e krimeve te renda ka autorizuar Policinë per lokalizimin dhe arrestimin e personit te dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment