spot_imgspot_img
spot_img

“Nuk është mirë që s’erdhi”-Ali Ahmeti kritikon mungesën e Kurtit, kjo është protestë mbarëkombëtare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar mospjesëmarrjen e Albin Kurtit, në protestën mbarëkombëtare në Tiranë për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Ai tha se protesta është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta dhe nuk ka ngjyrime politike, duke theksuar se mungesa e Kurtit “nuk është e mirë” dhe se solidariteti për çlirimtarët duhet të jetë i përbashkët.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Tirana, tha se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare.

Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë

“Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra, deri në Shkodër, Kukës, kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të veçantë se kjo protestë për drejtësi, që të gjithë jemi UÇK, mbahet në sheshin “Skenderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Sali Berishës në këtë protestë, ai tha se kjo nuk është gjë e mirë.

Ahmeti shtoi gjithashtu se kjo është protestë nuk ka ngjyrime politike dhe as prapavijë partiake.

“Nuk është mirë, kjo është një protestë mbarëkombëtare, është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta, pa ngjyrime politike, besoj që në të ardhmen do ta shohin që të gjithë që këtu nuk ka prapavijë as partiake, as për politika ditore, por është një solidaritet që bëhet për drejtësi, për ata të cilët kanë kontribuuar për lirinë e Kosovës, që t’u jepet pafajësia, sepse janë të pafajshëm”.

“Ushtria jonë ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat, ushtria jonë ka pasur vështirësitë nga më të mëdha për të menaxhuar me gjithë atë gjenocit që kanë ushtruar bandat serbe në Kosovë”, u shpreh a përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” në Klan Kosova.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Grupi Ndërkombëtar i Krizave për Albin Kurtin: Kosova po ia teston kufijtë e durimit BE-së

Organizata joqeveritare me mision për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka publikuar raportin e fundit. Titulli i raportit thotë se Kosova...

“Kjo është çmenduri, s`është politikë”: Ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë e kritikon ashpër Kurtin për Specialen

Ish-kryetar i Shoqatës së Prokurorëve të Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti për shkak të qëndrimeve të tij...

Protesta në Tiranë: Interesim i madh i qytetarëve, fillon mbushja e autobusëve në Prishtinë

Qysh në orët e mëngjesit po vërehet interesim i madh i qytetarëve për të marrë pjesë në protestën e Tiranës për mbrojtjen e ish-krerëve...