2025/12/25
Banner Top
OVL-UÇK pranon telefonatë nga Haga, krerët e UÇK-së që po mbahen atje shprehin ngushëllime familjes Mustafa

OVL-UÇK, përmes një postimi në Facebook, kanë njoftuar se kanhë pranuar një telefonatë nga Haga.

Sipas këtij njoftimi, ata kanë thënë se bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë, kanë kërkuar që përmes OVL-UÇK të përcjellen ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa.

“Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre. Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK ka thënë se kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër ne.

Sot, është ndarë nga jeta Jahja Mustafa, babai i Salih Mustafës – Calit.

Ai tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por që pavarësisht kësaj, Gjykata Speciale në Hagë nuk i lejoi Calit të vizitoj babain e tij.

Jahja Mustafa do të varroset nesër në ora 12:00 në fshatin Rimanishtë.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment