2026/01/12
Banner Top
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, të dytën pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku është diskutuar analiza e procesit zgjedhor dhe rezultatit elektoral.

Gjatë mbledhjes, Kryesia ka shqyrtuar në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit, në të cilat PDK është renditur si forca e dytë politike, duke ruajtur mbështetjen e saj tradicionale. Po ashtu, janë nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e mëtejmë politikë dhe organizativë në të gjitha nivelet e partisë.

Si hap i parë drejt forcimit të mëtejmë të strukturave, Kryesia e PDK-së ka marrë vendim për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të mbahen në të gjitha nivelet organizative, nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore të partisë.

Sipas njoftimit, procesi do të fillojë gjatë javëve në vijim me emërimin e grupeve punuese dhe hartimin e hapave konkretë, me synim zhvillimin e një procesi gjithëpërfshirës, demokratik dhe transparent.

PDK ka bërë të ditur se ky proces synon konsolidimin e strukturave partiake, forcimin e unitetit të brendshëm dhe përgatitjen e partisë për sfidat e ardhshme politike.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment