Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve janë raportuar në Kosovë.
Të gjitha në rajonin e Prishtinës.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 17.11.2025 – 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje nëna së bashku me tre fëmijët e saj (dy djem dhe vajza). Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe vajza janë liruar në procedurë të rregullt.
· Graqanicë 18.11.2025 – 14:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 18.11.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, fëmijëve dhe nënës së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Graqanicë 18.11.2025-16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, ish-bashkëshorten e tij e ka ngacmuar e penguar vazhdimisht në banesën e saj dhe po ashtu dyshohet se e ka kanosur me armë atë dhe fëmijët e tyre. Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk kanë gjetur diçka të dyshuar. I dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.



