2025/12/26
Banner Top
Petkoviq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, u bën thirrje serbëve të votojnë Listën Serbe sipas direktivës së Beogradit

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se zgjedhjet në Kosovë më 28 dhjetor janë shumë të rëndësishme “për mbijetesën e pakicës serbe në Kosovë” dhe se “për këtë arsye është me rëndësi vendimtare që Lista Serbe të fitojë dhe të marrë të dhjetë vendet e garantuara në parlamentin e Kosovës”.

Në këtë frymë ai vazhdon të insistojë që serbët ta votojnë partinë e instaluar nga Vuçiqi në Republikën e Kosovës.

“Është e rëndësishme që në këto zgjedhje të gjithë serbët të dalin dhe t’i përgjigjen thirrjes së presidentit Aleksandar Vuçiq për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është e vetmja që lufton për interesat serbe”.

Ai shkon edhe më tutje duke kërkuar nga serbët të cilët e kanë braktisur Kosovën, që edhe ata të votojnë për Listën Serbe.

“Është e rëndësishme që Lista Serbe t’i fitojë të dhjetë mandatet, që të gjithë serbët por edhe ata të zhvendosur nga Kosova të votojnë për Listën Serbe, sepse ajo është e lidhur me kordon kërthizor me Beogradin, ajo Beogradin e sheh ekskluzivisht si kryeqytetin e saj dhe presidentin Vuçiq si presidentin e saj”, ka deklaruar ai.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment