2026/02/27
Banner Top
“Plotësisht i pafajshëm”, Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi.

Plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi i pyetur nga gjyqtari.

Edhe të gjithë të tjerët e akuzuar për këtë rast, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen.

Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.

 

Banner Content