Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, i cili, siç tha Policia, “është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në vend publik”.
“Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që “të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla”.



