2025/12/31
Banner Top
Policia publikon të dhënat për vitin 2025: 18 vrasje dhe rreth 113 milionë euro asete të ngrira e të sekuestruara

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë periudhës janar-20 dhjetor janë iniciuar mbi 26 mijë raste për vepra penale, 3.54 për qind më pak se në periudhën e njëjtë në vitin 2024.

Sipas policisë sivjet kanë ndodhur 18 vrasje, një më shumë se në vitin e kaluar.

Policia ka dhënë detaje edhe për llojin e substancave narkotike të konfiskuara.

Sipas të dhënave, Policia në periudhën janar- nëntor të këtij viti ka grirë dhe sekuestruar asete në vlerë mbi 112 milionë euro.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment