2025/11/17
Banner Top
Policia sekuestron 116 patentë shoferë në Prishtinë për dy javë- 235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Policia, ka njoftuar se për dyjave janë sekuestruar 116 patentë shoferë, dhe janë  235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Po ashtu, është bërë e ditur edhe se janë shqiptuar 31 gjoba për mosrespektim të semaforit.

Komunikata:

Prishtinë, 17 Nëntor 2025- Trafiku i Kryeqytetit është duke zbatuar një plan veprimi të fokusuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Prishtinës.

Nga data 03.11.2025 deri më 16.11.2025, në kuadër të këtij plani, njësitë policore kanë shqiptuar gjithsej 1851 gjoba, prej të cilave:

235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes,

31 gjoba për mosrespektim të semaforit.

Po ashtu, për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, janë sekuestruar 116 patentë shofer.

Policia e Kryeqytetit apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme. Aktivitetet policore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment