spot_imgspot_img
spot_img

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin liderëve të UÇK-së

Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Kjo është bërë me dije përmes konferencës javore të DhSK-së nga zëdhënësi Michael Doyle.

Po ashtu, gjatë kësaj konferencë është thënë se më 9 dhjetor, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes videolidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa në çështjen Salih Mustafa, sipas zëdhënësi Doyle, kryetarja e DhSK-së, ka caktuar një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë: përkatësisht një nga Mustafa dhe një nga prokuroria.

“Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit me titull Vendim për Lëshimin e një Vendimi të Ri Dënimi për Salih Mustafën. Z. Mustafa pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë, ose t’ia kthejë panelit kompetent për vendim të ri. Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet të dhënë nga Dhoma e Apelit si tepër të ulët dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme t’ia kthejë çështjen Panelit të Apelit për të caktuar një dënim të ri”, ka thënë Doyle.

Gjatë kësaj konference është folur edhe për aktakuzat kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, akuza që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar ndaj dëshmive të dëshmitarëve.

 

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Kreshnik Spahiu: “Gazetaria shqiptare është në një nivel më të ulët se tellallët e kohës së Zogut”

Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër për mënyrën se si disa media shqiptare po trajtojnë lajmet rreth shëndetit të Fatos Nanos, duke shpallur dhe hequr...

Pacolli edhe një herë rreth dramës për Aeroportin e Vlorës: Llafazanë, keqbërës – nuk e kuptoni kontratën 100 milionëshe

Behgjet Pacolli edhe një herë ka reaguar pas një serie raportimesh rreth një kontesti për Aeroportin e Vlorës, për të cilën, drejtësia në Shqipëri raportohet...

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë

LDK: Nuk e kemi autorizuar Xhafer Tahirin për koalicion me VV-në, veprimi i tij s’ka vlerë Mëngjesin e sotëm, Xhafer Tahiri i LDK-së në cilësinë...