2026/02/27
Banner Top
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur ambient miqësor për bizneset amerikane e kosovare

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati është takuar sot me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, takimi ka shërbyer për të diskutuar zgjerimin e mundësive tregtare dhe të investimeve SHBA-Kosovë.

E Ngarkuara me Punë inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të nxitur një mjedis miqësor ndaj biznesit për kompanitë amerikane dhe kosovare, duke nënvizuar potencialin e fortë për të ndërtuar mbi partneritetin tonë ekonomik të orientuar drejt rezultateve.

Banner Content