spot_imgspot_img
spot_img

Presidentja e Komisionit Evropian nuk shkon në zyrën e Kurtit, e takon në Kuvend

Sot, në Kosovë do të vjen Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo do të realizoj takime me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me Kurtin nuk do të mbahet në zyrën e Kryeministrit por në Kuvendin e Kosovës, kjo pasi nga BE kanë njoftuar se nuk takohen me Kurtin, në cilësinë e kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301 KOHA: 14:05″, ka njoftuar Qeveria e Kosovës. 

Në gusht të këtij viti, Albin Kurti është kritikuar nga BE-ja për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ka vlerësuar se dikush që është zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë edhe poste ekzekutive.

Përmes një letre, shefat e misioneve të BE-së i kishin treguar Kurtit së më nuk do t`i shkojnë në zyre të kryeministrit.

“Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, është thënë në letër.

Op/Ed

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Lladrovci me paralajmërim: Në ora 18:30 shkojmë në zyret ku ishte PDK në Drenas

Kryetari i Drenasit, i cili edhe në zgjedhjet e së dielës doli fitues me listën e tij Për Drenasin Kampion, ka ftuar qytetarët dhe...

DASH përfshin Kosovën dhe Serbinë në listën e tetë luftrave të ndaluara nga Trump

Departamenti i Shteti  edhe një herë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ndër luftërat që ka ndalë Presidenti Amerikan ,...

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë

Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën gjithëkombëtare...