spot_imgspot_img
spot_img

Propozimi franko-gjerman, Hoti: Zero transparencë nga qeveria

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend për të siguruar transparencën për këtë proces të rëndësishëm dhe për të ndërtuar konsensusin politik.

Sipas tij, “deri tani kemi parë zero transparencë nga Qeveria ndaj Kuvendit të Kosovës, si dhe publikut në përgjithësi, për propozimin franko-gjerman”.

“Nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është bazë e mirë për të lëvizur më lehtë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjes reciproke, do të duhej të informohej Kuvendi dhe publiku në mënyrë që të sigurohej konsensusi politik dhe shoqëror. Për më tepër, informimi i Kuvendit nuk është në diskrecion të Qeverisë, por është obligim kushtetues i Qeverisë ndaj Kuvendit pavarësisht se çfarë mendon Qeveria për këtë propozim”, shkroi ai në Facebook.

Deputeti i LDK-së theksoi se është e domosdoshme që debati formal mes forcave politike për dialogun të zhvillohet në Kuvend.

“Vetëm kështu (1) sigurohet transparenca ndaj publikut, (2) përmbushet obligimi kushtetues për raportim dhe (3) ndërtohet konsensusi politik e shoqëror. Asnjëherë Kosova nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun sesa tani. Kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet për të lëvizur përpara”, përfundoi ai.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Izet Mexhiti i sigurt që fiton Çairin

Në Çair mbizotëroi atmosfera e fitores. Me moton “Një zë”, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, mbylli fushatën zgjedhore me një tubim madhështor që...

Babai i Granit dhe Taulant Xhakës në protestën për luftëtarët e UÇK-së

Në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mori pjesë edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve Granit...

Protesta masive në Tiranë, Memli Krasniqi: Vetëm UÇK-ja dhe drejtësia mund t’i bashkojnë shqiptarët kështu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit të sotëm në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po...