spot_imgspot_img
spot_img

Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë

Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” Tiranë, duke renditur arsyet pse gjyqi ndaj çlirimtarëve të Kosovës është i pabazuar në fakte dhe i padrejtë.

Reagimi i plotë:

“Zemrat Kuqezi kundër Padrejtësisë!

Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit.

Alkimia djallëzore e shndërrimit të heronjve të djeshëm të moralit dhe aleatëve euroatlantikë, në vrasës, e kthimit përmbys me truke e trike juridike e të vërtetave historike, shpërblimi i agresorit të djeshëm me rivrasjen e viktimës është më shumë se kriminale. Ajo duhet të marrë fund ashtu siç nisi, menjëherë dhe pa kushte.

Në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e kudo ku rreh zemra e shqiptarit, ne jemi bashkë në një thirrje e një besim: Liria ka emër!

Liria ka emrin e çlirimtarëve të djeshëm dhe luftëtarëve të sotëm, që ndeshen për shumë më shumë se lirinë personale.

Po ndeshen për të vërtetën, kujtesën historike dhe të drejtën e një populli që nuk ka marrë shpagim e as nuk kërkon hakmarrje, por do, lutet e kërkon të marrë e do të marrë, vetëm drejtësi.

Në 17 tetor zemra e shqiptarëve anë e mbanë botës, kudo ku i ka çuar fati e kudo po ndërtojnë fatin e tyre, do të rrahë në sheshin Skënderbej.

Nën hijen e Heroit Kombëtar, ne do të protestojmë kundër padrejtësisë që prek të gjithë shqiptarët, çojmë zërin tonë në Hagë duke kërkuar kthimin në liri të çlirimtarëve.

Ajo që lindi si gjykatë speciale e parimeve të së drejtës nuk mund të jetë pafundësisht sinonim i padrejtësisë e turp i drejtësisë ndërkombëtare, që kërkon të përmbysë historinë, të relativizojë të vërtetën, të përdhosë sakrificën përmes padrejtësive proceduriale, paraburgimit të zgjatur pa gjyq.

E mbi të gjitha kur sot, ka vetëm një grusht akuzash të pabaza, të pafaktuara, pjellë e një raporti të diskretituar tanimë si prodhim fantazie nga hetimet serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fortë dhe i pandashëm në përkrahje të Republikës së Kosovës, por edhe në denoncimin e kësaj padrejtësie, deri në kthimin në shtëpi të luftëtarëve.

Të premten në 17 tetor, në sheshin “Skënderbej”.

Shqiptarët bashkë për Lirinë! Për Drejtësinë! Për Kosovën!

Op/Ed

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Lladrovci me paralajmërim: Në ora 18:30 shkojmë në zyret ku ishte PDK në Drenas

Kryetari i Drenasit, i cili edhe në zgjedhjet e së dielës doli fitues me listën e tij Për Drenasin Kampion, ka ftuar qytetarët dhe...

DASH përfshin Kosovën dhe Serbinë në listën e tetë luftrave të ndaluara nga Trump

Departamenti i Shteti  edhe një herë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se ndër luftërat që ka ndalë Presidenti Amerikan ,...

Zjarr në parking dhe automjete të djegura në Lipjan – prangosen tre persona

Një rast i zjarrvënies ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan. Lidhur me rastin katër persona janë identifikuar nga policia, tre prej të...