Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se arsyeja pse nuk e ka pranuar shtyrjen e vendimit për targat 10 mujore ose 1 vit ka qenë sepse sipas tij “kjo do ta tregonte paaftësinë e shtetit”.
“Nuk kam mundur të pranoj diçka që nuk kam besuar”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës, të enjten.
Ka thënë se gjashtë vetura të serbëve u dogjën pasi targat iu konvertuan në RKS.
“Nuk mundemi për një veturë të djegur ta shtyjmë afatin dy muaj”.
Sipas Kurtit, institucionet e Kosovës kanë pasur kapacitete për të riregjistruar të gjitha veturat me targat RKS.
Në këtë mënyrë Kurti iu përgjgj kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i cili pos tjerash tha se “Qeveria duhet t’i ketë kujdes raportet me SHBA-të dhe BE-në”.
“Fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi për këtë duhet t’i renditni gjërat”, ka thënë Kasniqi.
Atij Kurti ia kthehu se “jo fjalën e fundit, por Kuvendi duhet ta ketë fjalën vazhdimisht”.
“Unë jam kryeministri më i rregullt në Kuvend, mendje më shumë se sa shumë deputetë”, ka deklaruar Kurti./ Express