spot_imgspot_img
spot_img

Publikohet fotografia e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Procesit të Brdo-Bijunit

Sot, në Durrës po mbahet Samiti i Procesit të Brdo-Bijuni, i cili ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj që është nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar fotografinë e përbashkët të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

“Së bashku në Samitin e Procesit të Brdo Brijunit një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të cuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Begaj. 

Tema e samitit të sivjetshëm është “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në Planin e Rritjes së BE-së për rajonin.

Derisa Kosova ngel vendi i vetëm nga rajoni që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria ka shënuar përparim të madh kohëve të fundit duke i hapur shumicën e kapitujve të negociatave për anëtarësim, me vendet e tjera që kanë ngecur në këtë pikë.

Sa i përket Planit të Rritjes së BE-së, një paketë prej 6 miliardë eurosh e miratuar më 2023, të gjitha vendet e rajonit i kanë pranuar mjetet e para, ndërsa Kosova dhe Bosnja ende jo.

Kosovës po i kushton mungesa e një Kuvendi të ri, pas zgjedhjeve të shkurtit, pasi i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme fillimisht, ndërsa Bosnja s’e ka dorëzuar ende agjendën e kërkuar të reformave tek autoritetet evropiane.

Kosova po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani në këtë samit, ku po marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ai i Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Samiti vjen në një moment kyç për Ballkanin Perëndimor, ku përveç temës së integrimit evropian, do të trajtohen edhe çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit politik në rajon.

Ky samit gjithashtu i sjell Osmanin dhe Vuçiqin përballë për herë të parë pas një shkëmbimi akuzash ndaj njëri-tjetrit kohëve të fundit në lidhje me sigurinë në rajon.

Osmani tha në fundjavë se “thirrjet e pamatura” të presidentit serb për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Reagimi i Osmanit erdhi pasi Vuçiq tha të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Edhe Vuçiq po i referohej komenteve të mëparshme të presidentes kosovare kur foli për luftën, pasi javën e kaluar në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, Osmani i kishte bërë thirrje Evropës t’i parandalojë “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

Takimi po organizohet nga presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, dy prej nismëtarëve të samitit, nën udhëheqjen e presidentit shqiptar Begaj, si nikoqir i takimit në Durrës.

Kjo nismë rajonale, e nisur në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia, synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit, si dhe të lehtësojë përpjekjet e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Op/Ed

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

“Mbylla sytë njëherë” – Nipi i ministrit Rašić bisedë për projektin e “autobusit” me dokumente të dyshimta!

Portali Pa Rrotlla publikon një tjetër bisedë komprometuese nga kabineti i ministrit Nenad Rašić, ku dëgjohet ai së bashku me nipin e tij, Milan...

Dy ministre belge vinë në Tiranë dhe Prishtinë: “Kosova ditë e më shumë në dosjet penale të Belgjikës për shpërlarje parash”

Dy ministre belge, ajo e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik treditor...

Mungesa e ngrohjes, shkollat e Prishtinës mbajnë mësim me orar të shkurtuar

Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së...