spot_imgspot_img
spot_img

Radoniqi: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se moscertifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore.

Radoniqi në një prononcim ekskluziv për Klankosova.tv tha se moscertifikimi nuk ka bazë ligjore, ndërsa sipas tij, certifikimi ka bazë ligjore pasi tha se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike.

“Jo nuk ka bazë ligjore moscertifikimi, bazë ligjore ka certifikimi. Aplikimi i ka kaluar filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike dhe pas krejt verifikimeve ka konstatuar se është në rregull dhe ka rekomanduar certifikimin”, tha Radoniqi për Klankosova.tv.

Radoniqi tha se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së.

Lista Serbe dje nuk u certifikua për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e VV-së, teksa anëtarët e partive të tjera nuk morën pjesë në votim.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...