Një zjarr ka përfshirë sonte një furrë buke në Rahovec, në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05.
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se njësia e zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur ta vë zjarrin nën kontroll.
“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”, deklaroi Elezaj.



