2026/02/22
Banner Top
Ramadani: Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por në mbështetje të SHBA-së

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se Kosova duhet të marrë pjesë me një kontribut simbolik në operacionet për stabilizimin e situatës në Gaza, në koordinim me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, ky kontribut duhet të realizohet si përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës, ashtu edhe përmes angazhimit të ekspertizës civile.

“Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje. Kjo edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile”, shkruan Ramadani, duke theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës në misionet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ai kujton se shtetësia e Kosovës është ndërtuar mbi bazën e një intervenimi të suksesshëm ushtarak ndërkombëtar, gjë që e bën vendin shembull se si një shtet i vogël mund të transformohet nga përfitues në kontribuues për sigurinë globale.

“Kosova, si shtet i ndërtuar mbi suksesin e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake, është shembull botëror se si mund të arrijë të jetë kontribues për paqen e sigurinë nëpër botë, në rresht me trupat amerikane. Me pjesëmarrje simbolike, Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj, sikurse edhe të kujdeset për aspekte racionale buxhetore”,shprehet ai.

Sipas tij, Kosova tashmë disponon kapacitete të specializuara për të kontribuar në një forcë të tillë stabilizuese në terren. “Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes”, vlerëson njohësi i çështjeve të sigurisë.

Banner Content