Portali Pa Rrotlla sjell për publikun pjesën e radhës të incizimeve audio ku dëgjohet ministri i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq, duke diskutuar me bashkëpunëtorët e tij për mënyrën se si mund të manipulohet me përfitimet nga fondet e dedikuara për komunitetet.
Perkthimi i plotë:
NNM1: Dževad.
Nenad Rašić: Dževad?
NNM1: Ai ka një… me firmë.
NNM3: Thjesht Dževad, pa mbiemër?
Nenad Rašić: Do të kërkojmë dikë Đaka? Ku është? Fushë Kosova, a?
NNM1: Fushë Kosova. Ka për… si quhet… kripë?
Nenad Rašić: Për kripë?
NNM1: Kripë.
Nenad Rašić: Për përpunimin e kripës.
NNM3: Nga lokacioni… (e paqartë)
Nenad Rašić: Nga deti. Mirë, do të shohim, do ta shohim se çfarë propozon për projektin.
NNM1: Do të vendosësh nëse është nga komuniteti.
Nenad Rašić: Po.
NNM1: Vërtet?
Nenad Rašić: Po. Unë e vendos patjetër. Pse? A shkruan diçka atje tek ai?
NNM1: Ai ka atë projektin për mallra nga komuniteti?
Nenad Rašić: A është rom?
NNM1: Jo.
Nenad Rašić: Nuk është? Shqiptar?
NNM1: Mund ta vendosësh atë…
Nenad Rašić: Po…
NNM3: Sipas ligjit duhet t’u jepet vetëm romëve… (e paqartë)
Nenad Rašić: Po. Por unë kam…
NNM1: A mund ta vendosësh si Rom?
Nenad Rašić: Kam përkufizimet që i kam përgatitur pikërisht për situata të tilla dhe që vlejnë për të gjithë. Tani, të bëjmë përjashtime do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqem, nëse mundem, në mënyrën time. Do të mundohem dhe do të shohim si do të shkojë. Ka nevojë të bëhet një arkitekturë e caktuar.
NNM3: Vetëm dije, duhet një vërtetim… (e paqartë)
Nenad Rašić: Ai ishte në vitin 2023. A nuk është ashtu?
NNM1: Po, po.
Nenad Rašić: Po nëse ka qenë në 2023, do të provoj ta përcjell përsëri si Ashkali.
NNM1: Shiko, ai… (e paqartë)
Nenad Rašić: Por do të më duhet të bëj atë arkitekturën, mendoj se kjo është puna ime; do të flas me të, lëje mua që ta provoj.
** Ky artikull është realizuar nga gazetarët Milaim Zeka, Besarta Kalaja dhe Arlind Imeri.