2026/03/18
Banner Top
Rexhaj: Ngadalë zonja Gërvalla-Schwarz

Shkruan Sali Rexhaj

 

Ngadale zonja Gervalla-Schwarz!

Ministresha e drejtesise ne detyre, as me shume as me pak, e paska akuzuar per tradheti Edi Ramen, Kryeministrin e Republikes se Shqiperise, gjoja se ai eshte bashkepunetor i Vuqiqit.

Po eshte e vertete se Kosova si shtet ne rrumbullakesim te shtetesise prodhon ende tradhetar e patriot, por te shkojme pak si me radhe.

Edi Rama eshte kryeminister i Shqiperise, i zgjdhur per here te katerte ne zgjedhje te lira e demokratike, me vota te qytetareve te Shqiperise. Shqiperia ka zhvillim e ngecje, si çdo shtet, Edi ka punuar mire por ka edhe gabime, si çdo njeri. Por Shqiperia eshte shtet i motrave e vellezereve tane, dhe me kushtetuten e tyre dhe kushtetuten e Kosoves, ai nuk ka asnje mundesi qe te na tradhetoj, sepse çdo vendim merret nga institucionet e Kosoves, ku nuk ka ndikim askush, as Edi Rama.

Pra thene shkurt e qarte, tradhetia ndaj e kunder shtetit te Kosoves munde te behet vetem nga politikanet e Kosoves, sidomos atyre qe jane apo ishin ne pushtet.

Zonja Gervalla-Schwarz para se ta drejtoj gishtin e akuzoj dikende per tradheti, duhet te pergjigjet ne disa pyetje:

1) Kush u kordinua me Radojqiqin per te votuar ligje kunder Veteraneve te UÇK-es. Edi Rama apo Vv me aleatet e saje?

2) Kush e pranoj marreveshjen e Brukselit dhe Ohrit ku serbeve te Veriut u pranohet e drejta e vetadministrimit. Kurti apo Rama?

3) Kush e futi Kosoven ne konflikt me BE, NATO e SHBA, Kurti apo Rama?

4) Kush u financua nga Serbia permes Martin Berishes, Kurti apo Rama?

5) Kush lidhi koalicion me VMRO-DMNE ne Maqedoni, edhe pse shumica e shqiptareve atje kishin votuar ndryshe, Kurti apo Edi Rama?

6) Kush e tradhetoj lideren e partise Guxo, dhe u rreshtua me Albin Kurtin, ti apo Edi Rama?

7) Kush dorezoj dosje kunder udheheqesve te UÇK-es ne Hage, ti apo Edi Rama?

Nuk po vazhdoj me shume, se munde te numeroj deri ne mbremje, por edhe dy fjale do ti them.

I mire apo i keq Edi Rama, e ka bere Shqiperine lulishte te Evropes, sa i perket zhvillimit. Atje po ndertohen ura, rruge, tunele, aeroporte dhe qytete te tera turistike…dhe Shqiperia pas dy-tri viteve do te anetaresohet ne BE. Tirana eshte kryeqytet ku takohen lideret boterore dhe Edi Rama eshte lider i Ballkanit. Ai pritet nga homologet e tij dhe kreret e institucioneve nderkombetare, BE e NATO çdo muaj.

Ku jeni ti e Kurti? Kush u pret e takon tani e gjashte vite? Askush pos militantave partiak e familjareve. Çka keni investuar ju ne Kosove qe gjasht vite pos dy urave, nje ne Staradran ku nuk kalon askush, dhe nje mbi lumin Iber, kot fare, sepse atje jane edhe rreth 20 ura tjera.

Krejte ne fund, ti je ne ate pozite, jo se ke ndonje kontribut per liri e pavaresi te Kosoves, apo ndonje arritje akademike, por vetem pse je e bija e Jusuf Gervalles, nje markst-enverist, te cilin e vrane bashkepunetoret e tije sepse dyshonin se ishte agjent i UDB-es.

Pra ti je e fundit qe munde te flasesh ne emer te qytetareve te Kosoves.

Banner Content