ShBA nuk ua refuzon vizat zyrtarëve kosovarë – por i sanksionon ata duke ua anuluar vizitat në tokën amerikane. Kundërshtimi i ShBA-së bëhet në kontinuitet që nga viti 2019, nga një tufë revolucionarësh mendjemëdhenj e punëhiç, që kanë marrë nga një rimirkio vota, pa ia bërë asnjë hajr Atdheut të kosovarëve, vota “belesh” thojnë gjakovarët!
Nga Halil Matoshi
Një ditë para se Kryeministri Albin Kurti me të shoqën të udhëtonte për Paris, në Forumin për paqe, nga amerikanët iu paralajmëruan sanksionet. I shpërfilli.
Më 8 nandor, Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried, tha se
duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar në Bruksel, përfshirë edhe fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në pyetjen e Linda Karadakut
se a ka një plan B, se çfarë mund të bëhet për të mbajtur situatën nën kontroll, Karen Donfried u përgjegj: “Ne në administratën e Bidenit kemi kërkuar një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në ato targa, jo një zbatim me faza ose zgjatje të pjesshme. Dhe ne do të vazhdojmë ta monitorojmë nga afër këtë situatë. Këto diskutime janë në vazhdim, ndaj nuk dua të parashikoj veprime dhe hapa të veçantë që po diskutojmë apo planifikojmë, por jemi shumë të angazhuar në monitorimin e situatës.
Po më 9 nandor, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffry Hovenier u tha gazetarëve me gjuhë diplomatike se zyrtarëve qeveritarë u janë anuluar vizitat në ShBA.
“Qeveri është shumë e fokusuar në këtë krizë. Dhe kështu, kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në SHBA për takime zyrtare, marrë parasysh krizat që duhet të trajtohen këtu. Këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në Qeveri”, tha Hovenier.
Derisa një burim yni në Ambasadës Amerikane konfirmoi se Ministres Albulena Haxhiu është njoftuar nga Ambasada për pamundësinë që ajo të udhëtojë Në ShNA.
Të njëjten ditë, ministrja Haxhiu përpiqet të gënjejë publikun lidhur me sanksionimin dhe izolimin ndaj saj, duke thënë se
“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën.”
Ashiqare, sanksionet e ShBA-së nisën ende pa u bërë 24 orë nga deklarata e Donfried.
Pas ministrave Haxhiu e Sveçla, vizitat u janë shty edhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi si dhe Kryetarit të Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Edhe Krasniqi e Bulliqi u munduan të mashtrojnë kinse vizita qenkësh shtyrë me kērkesën e tyre! Të mbushet mendja së ShBA-ja ka nevojë për ta!
Një urti e kosovarëve, sëkëndejmi për këtë ujdisje deklaratash thotë së rrena i ka këmbët e shkurtëra!
Dhe si një dush i ftohtë u vije kosovarëve mendjemëdhenj e fodull, deklarata (10 nëntor) e Këshilltarit të Presidentit Biden dhe Departamentit të Shtetit Derek Chollet: “kënaqësi të flasësh me Presidentin Vučić! Ndava zhgënjimin tonë për vendimin e Kosovës që të mos shtyjë regjimin për tabelat e regjistrimit. (…)”
E Ambasadori Hovenier në Prishtinë nuk harroi të shpreh krenarinë për arritjet e ShBA-së në Kosovë, që nga rezistenca paqësore 1990, kryengritja dhe lufta UÇK-së, shtetkrijimi 2008 e deri më sot, pa harruar të thotë se Amerika në përkushtimin e saj ndaj Kosovës është e hekurt, pavarësisht se kush është në pushtet!
Budallenjtë mendjelehtë që kundërshtojnë Amerikën, po bëjnë ca punë për rusët!
Për herë të parë në historinë e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në, që nga viti 1986, kur është aprovuar Rezoluta e parë pro Kosovë, në Kongresin Amerikan, i shprehet mirënjohje Aleksandar Vučić-it dhe qortohet Qeveria e Kosovës!
E zhgënjimin e tyre amerikanët e ndanë me Presidentin serb.
Derisa zyrtarët e shtetit kosovar janë çmistue me rrejt publikun së kinse me ShBA-në ruhet komunikimi, në anën tjetër, rusët fërkojnë duart nga kënaqësia. Deri këtu arritën!!!
Sanksionet amerikane kundër zyrtarëve të shtetit kanë filluar dhe duket qe Kosova mund të festojë Krishtlindje në Qeveri të dorëhequr!?
Ose të izoluar.