2025/12/28
Banner Top
Serbia pengon gërmimet në Kozhle, në Kosovë nga 32 lokacione, në 16 prej tyre gjenden mbetjet mortore

Vetëm, gjatë këtij viti në Kosovë janë përfunduar 32 lokacione ku dyshohej për persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku në 16 prej tyre janë gjetur mbetje mortore, në 15 raste nuk është gjetur asgjë, ndërsa në njërin rast është vlerësuar se nuk ka qenë në interes. Kështu u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ku prezantuan Raportin Vjetor të Punës.

Mirëpo sfidë edhe këtë vit për të zbardhur fatin e personave të zhdukur, ka vazhduar të mbetet mosbashkëpunimi i Serbisë për të dhënë informacionet kredibile dhe mos pranimi i saj për të hapur arkivat për varrezat masive që ka kryer në Kosovë.

Përves kësaj, Kryetari i këtij komisioni, Andin Hoti tha se nga marrëveshjet që kanë arritur të bëhen, pishman është bërë Serbia, duke kërkuar që të ndërrohet një nga termet e referencës.

“Vazhdojmë të kemi sfidat tona përball zbardhjes së fatit të personave të zhdukur dhe sfida kryesore mbetet mosbashkëpunimi, apo mosgatishmëria e Serbisë për dhënien e informacione kredibile, për dhënien e arkivave që ne vazhdimësi vazhdojmë me i kërku, qoftë në Bruksel, apo në takim bilaterale apo multaterale  dhe përveç kësaj që ne kemi arritur dy marrëveshje në Bruksel. E para deklarata e personave të zhdukur në 2023 dhe formimi i komisionit të përbashkët në fund të vitit 2024 dhe e dakorduar nga të dyja shtete, nga Kosova dhe Serbia. Serbia ka refuzuar pjesëmarrjen për tri herë radhazi që BE e ka thirrë në Bruksel. E para në janar, e dyta në qershor dhe e treta është në shtator të këtij viti”.

“Tashmë Serbisë i ka ra në mend, pasi janë dakorduar për terma e referencës  2024, po thonë se ne nuk mund të pajtohemi me këto terme, i kemi ra pishman dhe duhet të riformulohen termet. Problemet kryesore që ata nuk janë pajtuar, e para është që në termat e referencës shkruan se “udhëheqësi i këtij procesi obligohet të njoftoj 27 shtetet  anëtare për mospunë, mosdakrodimin apo mos dhënien e informacioneve të njërës palë”,  dhe në këtë rast Serbia po tenton të largojë këtë pikë nga termat e referencës duke tentuar t’i ikë përgjegjësisë. Dhe ne nuk jemi pajtuar dhe nuk do t pajtohemi por do të vazhdojmë të bëjmë presion që Serbia të pranojë hapjen e arkivave të klasifikuara kryesisht në të cilat ne pretendojmë që përmbajnë të dhëna për fatin e mbi 1mijë e 571 persona që ne vazhdojmë t’i kemi të zhdukur sot”, tha Hoti.

Sfidë tjetër ishte edhe gërmimi në Kozhle në të cilin vend lejimi i gërmimeve u lejua pas shumë presioneve dhe këmbëngulje të Kosovës. Hoti thotë se tani Serbia ka ndërpre punimet, mbi arsyen se nuk ka kapacitete teknike, por njëkohësisht nuk lejon që Kosova ta ofrojë këtë zgjidhje.

“Në Serbi pas një presioni të vazhdueshëm, kemi arrit më në fund me shku në një lokacion atje në Kozhle, por i njëjti na krijoi sfida të reja e cila është ndërpre dy-tre herë nga pala serbe mbi arsyetime se nuk kanë kapacitet teknike e nuk kanë mundësi. E për këtë vit përfundimisht e kanë ndërpre dhe nuk kanë caktuar datë se kur do të vazhdojnë punimet”, tregoi Hoti.

Hoti e shpjegoi se në këtë lokacion ku dyshohet për varrezë masive, he spira është e mbushur me deponi të mbeturinave që janë hedhur qysh nga viti 1999.

“E kam thënë se ky lokacion, fatkeqësisht përmban mbi 15 metra deponi mbeturina që janë hedhur në 1999, pas varrezës potenciale masive që është aty deri më sot dhe për me i heq të gjitha këto mbeturina kërkon punë dhe vullnet të cilën nuk po e gjejmë te pala serbe. Neve nuk po na lejohet me dërgu pjesën teknike”, tregoi ai./EO/

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment