spot_imgspot_img
spot_img

Shkëlqim Devolli me bashkëshorte në dasmën e familjes së Donald Trump

Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, bashkë me bashkëshorten Blerina, kanë qenë të ftuar të nderit në dasmën e familjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Çifti Devolli kanë marrë pjesë në dy ditët e ceremonive të veçanta të organizuar me rastin e martesës së të bijës së ish-

Presidentit amerikan, Tiffany me Michael Boulos.

“Ishte një kënaqësi krejt e veçantë që mbrëmë, së bashku me Blerinën, ishim pjesë e gëzimit familjar të Presidentit Trump. Njehemi shumë të nderuar të ishim ndër të ftuarit për martesën e Tyffanyt dhe Michaelit, në këtë dasmë tipike amerikane”, është shprehur afaristi Devolli.

Ai ka treguar se në dasmë ka pasur rastin të takohet edhe me njerëz me ndikim në nivelet më të larta të politikës, ekonomisë dhe shoubiznesit amerikan, përfshirë edhe senatorë dhe kongresistë.

“Natyrisht, si në çdo rast tjetër, edhe në bisedat që kam pasur, e kam shfrytëzuar mundësinë për të folur për Kosovën dhe zhvillimin ekonomik tonin, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe politik me SHBA-në”, ka theksuar Devolli.

Banketi kryesor është mbajtur të shtunën mbrëma në rezidencën verore të familjes Trump, në Mar-a-Lago të shtetit të Floridas, kurse ceremonia paramartesore një ditë më herët në Trump International Golf Club.

Dasma e Tiffany Trump dhe Michael Boulos po vlerësohet si një ndër dasmat më të bujshme të vitit, ku të ftuar kanë qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm në SHBA dhe jashtë saj.

Shkëlqim dhe Blerina Devolli me Ish-Presidentin Donald Trump
Shkëlqim dhe Blerina Devolli me çiftin Tiffany Trump dhe Michael Boulos
Shkëlqim Devolli dhe Michael Boulos
Shkëlqim dhe Blerina Devolli në banketin paramartesor në Trump International Golf Club
Shkëlqim dhe Blerina Devolli në Mar-a-Lago
Donald Trump duke e përcjellur të bijën Tiffany me rastin e martesës
Donald Trump me ish-gruan Marla Maples, nënën e Tiffanyt, si dhe bashkëshorti Michael
Shkëlqim dhe Blerina Devolli me kongresistin Matt Gatez dhe bashkëshorten Ginger Luckey

Op/Ed

Pse Shkëlzeni është më i besueshëm se Berisha për aleatët e PD?

Shkruan: Mero Baze Zhvillimet në opozitë kanë bërë një hap...

Ali Ahmeti shpall Tetovën kryeqendër për të fshehur humbjet në Shkup

Nga Astrit Gashi Të thuash se Tetova është kryeqendra e...

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Princ Leka fejohet me Blerta Celibashin, ceremonia u kremtua në Ksamil

Përmes një njoftimi zyrtar, Princ Leka ka njoftuar se është fejuar me Blerta Celibashin. Bëhet e ditur se fejesa u kremtua në jug të Shqipërisë,...

“Serbia ka lëshuar urdhër arresti ndaj meje”, Juliana Nura reagon pas mungesës në ndeshjen Serbi–Shqipëri

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, ka reaguar publikisht pas ndeshjes Serbi–Shqipëri, ku ajo nuk mori pjesë për arsye sigurie. Përmes...

Trump mbërrin në Izrael

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael për një vizitë katër-orëshe. Donald Trump ka mbërritur në Tel Aviv. Në aeroportin Ben Gurion, presidenti amerikan...