2026/03/04
Banner Top
Shqipe Pantina: Kurti po kërkon pushtet të tepruar, rrezikon të humbë edhe atë që ka fituar

Deputetja e Shqipe Pantina ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ajo, “kërkesë për pushtet të tepruar”.

“Kur të kërkosh tepër, gjen mangut”, citoi Pantina një fjalë të urtë popullore, duke shtuar se Kurti “po kërkon pushtet të tepruar, madje më shumë se sa i kanë dhënë qytetarët me zgjedhje, po i kërkon krejt”.

Ajo theksoi se beson në urtësinë popullore, duke paralajmëruar se “kur kërkon tepër, rrezikon të humbësh edhe atë që tashmë e ke fituar”.

 

Postimi i plotë:

“Kur të kërkosh tepër, gjen mangut”, thotë një fjalë e urtë popullore. Kurti po kërkon pushtet të tepruar, madje më shumë se sa i kanë dhënë qytetarët me zgjedhje, po i kërkon krejt.
Unë dua të besoj te fjala e urtë e popullit: kur kërkon tepër, rrezikon të humbësh edhe atë që tashmë e ke fituar.

Banner Content