spot_imgspot_img
spot_img

Shqipëri, Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

Erion Veliaj është shkarkuar nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave. Veliaj e mbante detyrën e kryebashkiakut që nga viti 2015.

Që nga 10 shkurti, Veliaj mungon fizikisht në bashki pasi ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Sapo vendimi të hyjë në fuqi, Veliaj mund ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Kushtetutës, Veliaj mund ta ankimojë brenda 15 ditëve, ndërsa kryeministri Rama njofton vakancën te Presidenti i Republikës dhe duhet të presë deri kur të përfundojë afati i ankimimit. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Hulumtim: 40% e kosovarëve thonë se e kanë jetën më të keqe se më parë

Një hulumtim i fundit i “Valicon” me titull “New Normal Study”, i kryer gjatë periudhës 18-21 gusht 2025 në shtete të rajonit të Adriatikut,...

Çmimet e naftës shënojnë rritje mbi 5 për qind

Raportohet se çmimet e naftës janë rritur për mbi 5 për qind. Kështu ka bërë të ditur media “The Spectator Index”, e cila mbulon raportime...

EMRI/ Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari nga Fushë Kruja!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shiste produkte bujqësore të skaduara, të cilave u kishte ndryshuar datën. Sipas bluve të kryeqytetit, të...