spot_imgspot_img
spot_img

Si e pranuan Kurti dhe Borrelli se plani është i BE-së, e jo franko-gjerman? (VIDEO)

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, e ka pranuar të hënën se propozimi që e kanë prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, nuk është franko-gjerman por se është prezantuar nga ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai mes tjerash ka theksuar se planin në fjalë nuk e kanë refuzuar palët përkatëse dialoguese. “Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim. Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”, ka thënë Borrell.

Njëjtë tha edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili nga Forumi Ekonomik i Vjenës, e pranoi se në ditën e 9-të të shtatorit, iu prezantua plani për një marrëveshje me Serbinë.

Kjo sipas tij u bë nga Miroslav Lajçak, e jo nga Jens Ploetner ose Emmanuel Bonne.

“Ky është më tepër propozim i Brukselit i cili mbështetet nga të dy, Parisi e Berlini por edhe nga Uashingtoni. Propozimi u shpall në takim nga Lajçak dhe ai kishte mbështetjen e tre qendrave”, tha Kurti.

Ditë më parë për këtë plan foli në Rubikon të Klan Kosovës edhe kryekuvendari Glauk Konjufca.

Ai mes tjerash tha se në bazë ky plan është i mirë për zgjidhjen e relacioneve Kosovë-Serbi.

“Të gjitha ato rezervat që i kemi, paraprihen prej fjalisë me të cilën fillon që ky është një plan, në bazë është një plan i mirë për t’i zgjidhur deri në njohjen e plotë në relacionin në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, njofton Klankosova.tv

Sipas tij, Serbia e ka refuzuar këtë plan, por edhe nëse e nënshkruan, Kosova s’duhet të krijojë iluzione, pasi, sipas tij, ajo në çdo moment mund ta “thyej” atë marrëveshje.

“Ne po supozojmë që po nënshkruhet kjo marrëveshje, edhe pse po më duket që po flasim në ajër, pasi Serbia e ka refuzuar, nuk e di çfarë pasojash mund të ketë ajo që e ka refuzuar, por nuk po shoh kurrfarë pasojash nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe kur Kosova e nënshkruan, edhe kur Serbia e nënshkruan, ne s’duhet të futemi në iluzione sepse Serbia në çdo moment mund ta thyejë këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.

Op/Ed

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...

Anulohet seanca për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila duhej të shqyrtonte propozimin për shkarkim nga pozita e prokurorit publik të Republikës së...