Nga Kimete Berisha
1. Bash qysh kanë qejf meshkujt, t’i shesin mend njëri-tjetrit, pa dëshmitare gra.
– Fytyra u qeshte nga gëzimi që hanin petulla pa pare.
– Kurti ka pranuar që në Darkën e Lamës të llaskuçojë vetëm pranë Pecit dhe shefit AKI-së, i cili dukej më petull se petulla që e hante Albini, si dhe me Shpejtim Bulliqin, i shkokëluar pas punësimit të vajzën së tij tek Peci.
– E kishin ftuar në sofër shefin e AKI-së për ta përçuar anembanë mesazhin se…
– ‘Ne e dimë çfarë bëni në çdo moment, kush jeni ju dhe çfarë fshehtësish keni, e ju nuk e dini kush jemi ne’.
2. Veç në Kosovë shefi i AKI-së vullnetarisht përdoret nga politika si një hokatar me të cilin zbavitet kryeministri.
– Është dashur që as mos ta dimë se qysh duket ky beter!
3. Pasi që ia mori Gërvallën dhe Pecin, Albini ia mori Vjosës edhe Darkën e Lamës.
– Të donte Zoti t’ia merrte edhe dy shtëpitë në lagjen e milionerëve!
– E Peci shkoi edhe më larg, ia mori Rugovës edhe xhemperin bojëgjake.
– Se, familja e Rugovës shkrihen pas çdokujt që u jep komplimente dhe pare.
– Mendimi iu falenderua familjarisht Kurtit për kujdesin ndaj rezidencës shtetërore (ku ata jetojnë privatisht), se tha që nga viti 2014 na ka pikuar shiu në tavan.
Allahile?
– E, a je mashkull ti?
Ne femra jemi edhe gjithë ditën bëjmë punë ‘të meshkujve’!
– Pse ti nuk e ke ndreq vet tavanin tënd, por ke pritur dhjetë vjet të vijë shteti të ta sjell një qeramidhe.
– Mbretëria e Rugovës po bëhet komike….
me trashëgimtarë që sillen si aristokratë, dhe nuse që shkarraviten dhe bëjnë poza në zyrën e Rugovës!
4. Ministri i Bujqësisë është kapluar nga një eufori e paparë dhe prandaj ndodhet në qiellin e shtatë.
– Në fotografinë e dytë nga Darka e Lamës që e ka postuar Peci në Facebook-un e tij, shihet Peci që nga ngashërimi që ndodhet pranë kryeministrit, për pak e ka kap përdore kryeministtin, të cilin u mbyt duke e ‘lëmuar’ me fjalë….
dhe po i ‘vardiset’ politikisht, pa takt!
– Mund të përmbahet, nëse përqendrohet…pak meditim, lutje, ‘memento mori’…ka metoda spirituale që të zbresin në tokë!
5. Që Vjosës ia bëjnë mirë, ia bëjnë.
Se ka kujtuar që vetëm ajo di të mashtrojë.
– Ta ftohin njerëzit, ta marrin Rugovën bashkë me xhemper, të mërdhijnë me mesele, ama zakonisht të mashtrojnë me butësi dhe me fjalë të mira.
6. Nëse do të vinte puna deri aty sa të zgjedh mes Albinit dhe Vjosës, bëhem me Albinin, sepse ky së paku është munduar shumë ta marrë pushtetin, e ajo çdo gjë në jetë e ka arritur pa i dhënë zor, me hile dhe me thashetheme!
(Kur ne s’kishim pare të blenim maska gjatë pandemisë, ajo blinte tokë në lagjen e milionerëve).
P.S. Kur u pyet nga Albin Kurti, shefi i AKI-së nuk e kishte informatën se a është domatja pemë apo perime!