spot_imgspot_img
spot_img

Specialja pretendon se Thaçi dha udhëzime nga qelia në Hagë

Gjykata e Hagës ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të pestit akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët.

Në aktakuzë ku Dhomat e Specializuara të Hagës kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës, tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023.

“Hashim THAÇI dhe Fadil FAZLIU diskutuan edhe për mënyrën e dhënies së udhëzimeve të THAÇIT dhe ranë në marrëveshje që djali i Fadil FAZLIUT, Fahri Fazliu, të kontaktonte dëshmitarin 1 për caktimin e një takimi. Fadil FAZLIU dhe Fahri FAZLIU ishin takuar më parë me dëshmitarin 1 më 2 qershor 2023, pasi kishin shkëmbyer mesazhe në telefon më 26 qershor 2023. Më 3 korrik 2023, Fahri FAZLIU shkëmbeu mesazhe me dëshmitarin 1 për organizimin e një takimi midis Fahri FAZLIUT, Fadil FAZLIUT dhe dëshmitarit 1 më vonë atë ditë, në përputhje me udhëzimet e Hashim THAÇIT për Fadil FAZLIUN”, thuhet në aktakuzë.

Tutje thuhet se më 3 shtator 2023, Thaçin në Hagë e kishte vizituar Hajredin Kuçi. Aktakuza thotë se përgjatë këtij takimi, Thaçi i kishte dhënë udhëzime për t’ia përcjellë dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit të Specuializuar, lidhur me atë se si duhej të dëshmonte çdo dëshmitar.

“Më 3 shtator 2023, Hajredin KUÇI vizitoi Hashim THAÇIN në qendrën e paraburgimit. Gjatë vizitës Hashim THAÇI i dha Hajredin KUÇIT udhëzime të hollësishme për t’ia përcjellë dëshmitarit të ZPS-së, [REDAKTUAR] ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 5’), [REDAKTUAR] ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 2’) dhe [REDAKTUAR] ([REDAKTUAR] ose ‘dëshmitari 6’) lidhur me si duhej të dëshmonte çdo dëshmitar”, thekson aktakuza.

Sipas aktakuzës, Kuçi në mënyrë të përsëritur ka konfirmuar dhe është pajtuar me udhëzimet e marra nga Thaçi lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe ka dhënë sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’iu jepeshin dëshmitarit 5 dhe 6.

Aktakuza po ashtu tregon që Kuçi është takuar të paktën një herë me dëshmitarin 5 për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit 5.

“Hajredin KUÇI në mënyrë të përsëritur konfirmoi dhe/ose u pajtua me udhëzimet e Hashim THAÇIT lidhur me ndikimin ndaj dëshmitarëve dhe dha sugjerime në lidhje me udhëzimet që duhej t’u jepeshin dëshmitarit 5 dhe dëshmitarit 6. Hajredin KUÇI gjithashtu konfirmoi se kishte takuar më parë dëshmitarin 5 të paktën një herë për të diskutuar dëshminë e dëshmitarit 5.”, shkruhet në dokumentin e publikuar nga Specialja.

Po ashtu në aktakuzë përmendet edhe një takim në qendrën e paraburgimit të Thaçit me Bashkim Smakajn, në shtatorin e vitit 2023, ku thuhet se ish-presidenti kosvoar ka dhënë informacione konfidenciale dhe udhëzime lidhur me dëshmtiarin 2.

Specialja tregon se Smakaj gjithashtu e kishte vizituar Thaçin një muaj më vonë, dhe se në kontrollin që i ishte bërë makinës së Smakaja, ZPS ka gjetur një dokument ku është trajtuar çështja e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2, me një verzion të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet që Thaçi i kishte dhënë në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë shtatorit.

“Gjatë kontrollimit të makinës së Bashkim SMAKAJT më 30 tetor 2023, ZPS-ja gjeti një dokument ku trajtohej tema e dëshmisë që pritej të jepte dëshmitari 2, me një version të ngjarjeve që përputhej me udhëzimet e dhëna nga Hashim THAÇI gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit më 9 shtator dhe 7 tetor 2023”, thuhet në aktakuzë.

Sipas Speciales, Thaçi njëjtë ka vepruar edhe gjatë vizitës që i kishte bërë Isni Kilaj në qendrën e paraburgimit në Hagë, duke i dhënë udhëzimet lidhur me dëshmitarin 4. Specialja tregon që gjatë kontrollit të vendbanimit të Isni Kilajt më 2 nëntor 2023 ishin gjetur materiale që përmbanin informata konfidenciale të Dhomave të Specializuara dhe të dhëna identifikuese për dëshmitarët e mbrojtur, përfshirë edhe emrat e dëshmitarëve.

“Gjatë një kontrollit të vendbanimit të Isni KILAJT më 2 nëntor 2023, ZPS-ja gjeti materiale që përmbanin informacion konfidencial për proceset e DHSK-së dhe të dhëna identifikuese të dëshmitarëve të mbrojtur, përfshirë edhe emrat e dëshmitarëve. Konkretisht ZPS-ja gjeti mes mbeturinave të KILAJT faqe të grisura të deklaratave të mëparshme të dëshmitarit 4, ndër të cilat edhe një pjesë së cilës Hashim THAÇI iu referua gjatë vizitës së 6 tetorit 2023. ZPS-ja gjeti gjithashtu edhe fletë fletoreje që përmbanin, ndër të tjera, përmbledhje të dëshmive të pritshme të dëshmitarëve aktualë dhe të mëparshëm të ZPS-së, bashkë me kodet e tyre të dëshmitarit. Shënimet e gjetura në vendbanimin e KILAJT përmbajnë informacion që përkon me informacionin në përmbledhjet konfidenciale që iu bënë të njohura THAÇIT në kuadër të çështjes Thaçi dhe të tjerët”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza e ngarkon Thaçin dhe të tjerët edhe më përpjekje të pengimit të personave zyrtarë, duke e konsideruar Thaçin si drejtuesin e grupit.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...