Një student nga Kosova, i cili po studion në Suedi, ka thënë se është informuar nga Banka e Suedisë se nuk mund t’i transferohen para nga Kosova.
Sipas tij, Banka e Suedisë e ka njoftuar atë se qeveria e Suedisë e ka sanksionuar Kosovën si vend me korrupsion të lartë dhe zonë lufte.
Genci përmes një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar shpjegim Ambasadës së Suedisë në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Suedi pse po e trajtojnë Kosovën si Iranin dhe Rusinë.
“Mund të shpjegoni pse Suedia e trajton Kosovën ashtu si Iranin apo Rusinë? Unë u informova nga Banka e Suedisë se Kosova është e sanksionuar nga qeveria suedeze si vend shumë i korruptuar dhe zonë lufte dhe ne nuk mund të transferojmë para nga Kosova”, ka shkruar Genci.
Ai më tej ka sqaruar se si studentë atje varet nga të ardhurat e prindërve që i dërgojnë nga Kosova, por që tash ka mbetur pa paguar qiranë e pa ushqim.
“Si student që jetoj në Suedi, burimi im kryesor i të ardhurave janë paratë nga prindërit e mi në Kosovë. Tani nuk mund të transferoj asnjë para në llogarinë time bankare suedeze, sepse dikush vendosi që Kosova nuk është mjaftueshëm e mirë edhe për të dërguar para në Suedi. Unë kam qira për të paguar dhe ushqim për të blerë”.
“Sanksioni Kosovën për korrupsionin e tyre. Duke qenë se neve nuk na mjafton regjimi i vizave, të mos e shohim familjen prej muajsh tash nuk marrim dot as para prej tyre. Paratë në të cilat po shpenzoj në Suedi dhe jo anasjelltas. Por hej, faleminderit shumë!”, shkroi ai.