Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë një thirrje të qartë për qytetarët, duke i ftuar të mobilizohen në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Më 28 dhjetor, të #bashkohemi për hapin e parë #përpara drejt fitores së Kosovës,” ka shkruar Tahiri, duke ritheksuar mbështetjen për kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza.
Postimi është shoqëruar me etiketat zyrtare të fushatës:
#PDK130 – Bedri Hamza1 – AbelardTahiri110.
Thirrja e Tahirit vjen në kuadër të mobilizimit të përgjithshëm të PDK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.



