spot_imgspot_img
spot_img

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9 dhe 4 të shkallës Rihter, janë regjistruar në Jug të Shqipërisë, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Elbasanin, Beratin dhe zonat përreth Skraparit.

Sipas EMSC-së, tërmetet kanë ndodhur në orën 00:58 dhe 00:59, me epiqendër rreth 16 kilometra në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 kilometra në jug të Elbasanit.

Thellësia e lëkundjeve ka qenë vetëm 2.5 kilometra, ç`ka e bën tërmetin të klasifikohet si i cekët dhe për rrjedhojë më i ndjeshëm në sipërfaqe.

Tërmeti është regjistruar rreth 104 kilometra larg Tiranës, dhe sipas raportimeve fillestare nga qytetarët në rrjetet sociale, lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim, por pa dëme materiale apo viktima të raportuara deri më tani.

“Ekspertët sqarojnë se një tërmet me magnitudë 4.0 është i moderuar, por mund të ndjehet qartë në ndërtesa, sidomos kur ndodh në thellësi kaq të vogël. “Tërmetet e cekëta shpesh perceptohen si më të forta nga popullata, edhe nëse magnituda është mesatare”, thuhet në shpjegimin teknik të EMSC.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Porositi VRASJEN e Selavdi Shehajt për 150 MIJË EURO, arrestohet në Dubai TRAFIKANTI i drogës Altin Sinomati!

Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar...

VLEN nxjerr në “pension” politik, Ali Ahmetin! (Mendi Qyra SURPRIZA e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut)

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në raundin e...

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE kryeson në 53 komuna, koalicioni shqiptar VLEN në 9

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, numërimi i votave drejt fundit! VMRO-DPMNE kryeson në 53 komuna, koalicioni shqiptar VLEN në 9, AKI 5. Për t’u zgjedhur kryetar komune në...