2026/03/04
Banner Top
Thaçi: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Shkruan: Adelina Thaçi

UNË NUK KAM VOTË PËR Z. GLAUK KONJUFCA!
DHE AS PËR CILINDO KANDIDAT TJETËR PARTIAK – AQ MË PAK TË PARTISË NË PUSHTET!
Ne nuk guxojmë, për asnjë çmim, që me Votat tona si deputetë ta instalojmë në Kosove një Autokraci, ku të gjitha pushtetet e ndara, Qeveria, Parlamenti, Presidenca e nesër edhe Gjyqësori e Institucionet e pavarura t’i nënshtrohen tekeve, shijeve dhe vullnetit të vetëm NJË NJERIU dhe të Partisë në pushtet.
Nëse do të ngjante një gjë e tille me Vota t‘deputeteve – atëherë duhet ta dinë të gjithë – se kjo autokraci – kurrë më s’do të mund të largohej me Vota të deputeteve brenda Parlamentit, apo përmes zgjedhjeve. Por vetëm jashtë institucioneve!
Vendit, si gjithandej në botën demokratike e perëndimore, i duhet një President-e Konsensuale që është jo vetëm simbol unitetit, por edhe garancë e pushteteve të ndara e të balancuara, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira!
Kosova, ka dhjetëra e dhjetëra Intelektualë e personalitete kredibile jashtë partive politike – që munden dhe dinë ta ushtrojnë detyrën e Presidentes apo Presidentit, me larg më shumë profesionalitet, integritet dhe paanshmëri – sesa kuadrot e funksionarët e të gjitha partive politike bashkë.
Por duket se Kryministri Kurti, s’i beson asnjë personaliteti me kredibilitet moral, kombëtarë, profesional e njerëzor – që s’është shërbëtor i tij.
Andaj, unë s’Votoj kurrë për instalim të një mendësie të tillë, autokracie dhe kthimit të vendit tonë, në pushtet një partiak.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Presidenti Rugova, në rrethana larg më të vështira e më të rrezikshme, qysh me 23 Dhjetor 1989, kanë heq e gjuajt mënjanë, prangat e mendësisë një partiake, këndej dhe andej kufirit…

Banner Content