Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij përmbyllëse sot në Hagë, ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt.
Thaçi ka thënë se Specialja ishte krijuar për pretendimet e tij ishin hetuar paraprakisht nga Haga e EULEX-I dhe se ishin hedhur poshtë si të pabaza.
Ish-presidenti Thaçi ka thënë se Marty ka qenë viktimë e propagandës serbe dhe ruse dhe sipas tij, këto dy vende kishin tentuar edhe që ta vrisnin për të fajësuar Kosovën.
“Propaganda ruse dhe serbe nuk do të falnin lehtë pasi dështuan ta deligjitimojnë pavarësinë e Kosovës këtu në Hagë, ata ia mësynë KE. Ngjallën pretendime të tmerrshme për trafik organesh, pretendime që ishin hetuar më parë, Hagë, Uni EULEX dhe ishin hedhur poshtë si të pabaza. Sapo u publikua raporti i Dick Marty, mblodha përfaqësuesit kryesore ndërkombëtarë. Kërkova një tjetër hetim të pavarur, ata premtuar se do të heqin renë e zezë mbi Kosovën. Dick Marty ra viktimë e propagandës së tyre e në fund tentuan dhe ta vrisnin duke tentuar të na fajësonin neve”, tha Thaçi.



