spot_imgspot_img
spot_img

Tim Walz me rrënjë gjermane

Kandidati për zëvendëspresident i Partisë Demokrate në SHBA, Tim Walz e ka origjinën gjermane, ashtu si ish-presidenti dhe kandidati i republikanëve, Donald Trump.

Kandidati i demokratëve për zëvendëspresident në SHBA, Tim Walz i ka rrënjët gjermane në zonën veriore të Schwarzwald. Paraardhësit e Timothy James, “Tim” Walz kanë ardhur nga Kuppenheim, është shprehur bashkia në qarkun Rastatt. Nuk ka më pasardhës të drejtpërdrejtë në Kuppenheim më, thuhet. Pasi u bë e njohur kandidatura e Walz në fillim të gushtit, qyteti i vogël gjerman me rreth 8500 banorë pati një numër të lartë këkesash nga mediat.

Arkivat e qyteti si rrjedhoja punuan së bashku me Shoqatën Historike për të nxjerrë detaje të tjera, mëtejshme, për shembull për të afërm të Tim Walz që jetojnë në Kuppenheim, thuhet. Por meqenëse të pesë djemtë e Anton Walz nga Kuppenheimer (1808-1871) emigruan në vitet mes 1867 dhe 1884 në SHBA nuk ka më asnjë pasardhës të drejtpërdrejte në Gjermani.

Stër-stërgjyshi i Tim Walz është këpucari nga Kuppenheim Sebastian Walz (1843 – 1915), i cili emigroi në SHBA dhe u transferua në Nebraska në vitin 1867. Atje ai u martua me kanadezen Anna Mary Berger. Djali i tyre i madh ishte John Frederick Walz (1874-1961), stërgjyshi i kandidatit për zëvendëspresident dhe guvernatorit amerikan të shtetit amerikan të Minesotës, Tim Walz. Ndoshta ka edhe banorë këtë emër me lidhje farefisnie me politikanin amerikan, pasi emri Walz është mjaft i përhapur. Përcaktimi i saktë i tyre do të kërkonte shumë kohë dhe mbrojtja e të dhënave e bën publikimin të pamundur.

Edhe kandidati republikan për president dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka rrënjë gjermane, rreth 100 kilometra larg në veri të Kuppenheim. Gjyshi i tij Friedrich Trump (1869-1918) erdhi në Amerikë në vitin 1885 nga Kallstadti gjerman./DW

Op/Ed

Mashtrimi i Kurtit nga Rusët dhe retorika e papërgjegjshme ndaj opozitës dhe perëndim

Nga Hisen BerishaNë një ngjarje të paprecedentë, Kryeministri i...

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Mustafa Imeri, dejtor i Filharmonisë së RMV-së

Mustafa Imeri nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit është emëruar sot drejtor i Filharmonisë, me firmën e ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov. Emri i Imerit...

KQZ njofton se nesër i certifikon rezultatet përfundimtare zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten e 27 marsit në ora 16:00 do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i...

Anulohet seanca për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski

Është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila duhej të shqyrtonte propozimin për shkarkim nga pozita e prokurorit publik të Republikës së...