spot_imgspot_img
spot_img

Tom Kuka sjell librin “Rrethimi”

Enkel Demi është gazetar, opinionist dhe romancier i njohur nën emrin Tom Kuka. Ai ka botuar deri më tani tre romane: “Hide mbi kalldrëm”, “Gurët e vetmisë” dhe “Ora e ligë” dhe sw fundmi ka sjellw edhe librin “Rrethimi”.

***

Prifti i çon fjalë; Gjon Palin e kanë goditur predhat e malazezit. Kolë Laca merr aparatin dhe niset. E gjen burrin duke dhënë shpirt në duart e të bijës. Ajo duket si Madona. Fotografi e shkruan me dritë portretin e saj që shamia mbi kokë nuk ia mbulon plotësisht dhe e merr me vete. Ka rënë në dashuri, pa e ditur se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me vajzën e re.

Jemi në Shkodrën e vjeshtës së vitit 1912. Uria bën kërdinë po aq sa predhat rrënimtare. Nuk është kohë për dashuri por, mesa duket, dashuria s’pyet për kohën, kushtet a rrethanat. Ndaj, me fotografinë e stampuar në dorë, Kola kthehet në kërkim të Trinës njëkohësisht me të PREMTUEMIN. I dyti mbërrin i pari. Në fakt atij i takonte të mbërrinte i pari. Është burri të cilit Gjon Pali ia ka premtuar të bijën e të cilin babai i vet ia ka premtuar Gjon Palit për të bijën. Por Trinën nuk e gjen gati. Nuk është vdekja e atit shkak, por dashuria stërmunduese. E duke qenë e dyanshme aq sa edhe e fuqishme i bashkon skajet e litarit dhe i lidh nyje. I PREMTUEMI vijon ta kërkojë atë që i është premtuar dhe beson se i PËRKET, por nyja duket e vështirë të zgjidhet. Ndoshta e pamundur?

Libri titullohet “Rrethimi”. Autori është Tom Kuka i cili ka zgjedhur Shkodrën si terren ku do të enden personazhet e romanit të radhës. Shkodrën si vend dhe periudhën e rrethimit të qytetit si kohë. As që i kishte shkuar në mendje se “Rethimi” i tij do të mbërrinte në duart e lexuesit në 110-vjetorin e Rrethimit të Shkodrës, por ja që disa shenja përvijohen si të paracaktuara pa gjetur shpjegim.

Në gjenezë të “Rrethimit” ka qenë E BIJA E GJON PALIT e fiksuar në një foto, këtu e 110 vjet më parë, nga fotografi shkodran Kolë Maca të cilën shkrimtari e ka zbuluar në një libër të Qerim Vrionit. Shkodrania e re, një kopje befasuese e Madonës së Pietà-së së Mikelanxhelos, vështirë të të lerë shpërfillës. Kështu edhe Tom Kukën që vendosi ta thurte rrëfimin e tij i nxitur prej saj.

“Madona” e Tom Kukës quhet Trina. Fotografi i saj, Kolë Laca. “Madona” e fotos 110-vjeçare është thjesht e bija e Gjon Palit që është vrarë gjatë rrethimit të qytetit të veriut kurse fotografi real, Kolë Maca. Por, teksa për mbushjen me hollësi të portretit të Trinës shkrimtarit i ka shërbyer thjesht fantazia, tek ndërton portretin e Kolë Macës, bën gërshetime me elemente të marra nga persona historikë. I qëndron krejt afër emrit të Kolë Macës me emrin e Kolë Lacës së tij, por e plotëson këtë të fundit me detaje reale të jetës së Kolë Idromenos.

Përtej këtyre detajeve që kanë të bëjnë me procesin, “Rrethimi” është një histori dashurie që rivalizon me BESËN. Një histori dashurie, të cilës, për të lulëzuar, i duhet ta shkelë besën, i duhet ta shpërfillë atë. Është një histori dashurie që mbin në një terren aspak pjellor, që lufta shkatërrimtare dhe uria gjunjëzuese nuk i japin dorë të rritet.

Një histori dashurie tërësisht e trilluar, është vendosur megjithatë mbi një sfond me elemente historike. Ndaj, teksa në njërën anë Tom Kuka bën fiksion, në anën tjetër i duhet të zhytet në dokumente të kohës prej nga mahnitet nga zbulimet duke kuptuar, drejtpërsëdrejti tashmë e jo mbështetur në përvoja shkrimtarësh të tjerë, se sa shpesh e vërteta është më e fuqishme se trillimi. Në këto kushte, s’i mbetet veç t’i marrë pa prekur disa prej të vërtetave që lidhen me muajt e rrethimit të Shkodrës e t’ia bashkëngjisë trillimeve të laboratorit të tij krijues. Jo se s’kishte zgjidhje tjetër por sepse nuk lipsej zgjidhje tjetër.

Një grua e bukur dhe e dashuruar, si personazh romani, s’ka nevojë për mbështetje në modele konkrete dhe reale. Po ashtu, i PREMTUARI mund të ndërtohet plotësisht nga imagjinata. Ndikimet mund të jenë, ndoshta, shtresëzime rrëfenjash kushedi se ku e kur të dëgjuara apo lexuara. Ama, për vizatimin e një burri që uria e ka shkatërruar psikologjikisht sa nuk mendohet dy herë para se të shkelë këmbëzën e armës për t’i dhënë fund jetës, mund të të shërbejnë shkrimet e dëshmitarëve të kohës. Harapi i Beledijes mund të merret drejt e nga historitë e shkruara a të kaluara gojë më gojë mes shkodranëve përgjatë një shekulli. Nëse ka një kontradiktë që e bën vështirë të dallueshëm kufirin mes historisë dhe gojëdhënës që mbërrin nga errësira e thellësisë së kohës, aq më mirë: të jep dorë që të “qepësh” enkas për personazhin kostumin ideal.

Se ja, për Çerçiz Topullin historia thotë se nuk ka qenë në Shkodër në muajt e rrethimit të fillimshekullit XX. Sipas fakteve ai mbërriti atje kohë pas luftës. Por letërsia aq herë sa i merr faktet siç janë po aq herë të tjera i deformon pa lypur leje prej kujt, sidomos kur midis faktit dhe trillimit ngrenë krye histori dashurish… I “qep” vetë pra, faktet me trillimet dhe historia bëhet letërsi. Fatos Kongoli, ma pat shpjeguar bukur kapërcimin në një intervistë: “historia tregohet, rrëfehet, letërsia krijohet.” Ndëra jo gjithnjë kur tregon një histori, bën letërsi, historia i shërben megjithatë letërsisë. Ama, “letërsia fillon aty ku mbaron historia”. – më pat thënë Kongoli.

Kështu ka bërë edhe Tom Kuka, me historinë, me njerëzit madje edhe me objektet. Sepse, për shembull, për kullën shkodrane të Gjon Markagjonit, historia thotë se iu shtua më vonë shtëpisë, sipas projektit të Kolë Idromenos. Ndoshta edhe para rrethimit të Shkodrës. Por, edhe sikur të jetë ngritur më pas, shkrimtarit nuk i hyjnë në punë detaje të tilla. Atij i duhet thjesht kulla që zotëron qytetin e bërë shoshë nga predhat që e “thejnë qafën” kudo nëpër pika të ndryshme të qytetit por, për fat, jo mbi kullën e lartë që tashmë, në realitet, ka marrë statusin e monumentit të kulturës.

Kështu, qyteti i “Rethimit” të Tom Kukës është Shkodra e shkrimtarit. Ai e merr fotogafinë e vërtetë të qytetit të dikurshëm, por vë dorë mbi të: diçka e lë në hije, diçka e thekson, diçka tjetër e ndryshon. Meqë fotografia është e vjetër e ruan bardhezinë, por e spërkat diku-diku me pak të kuqe: është e kuqja e gjakut disa herë dhe e dashurisë disa herë të tjera. Nganjëherë dallohet një e kaltër e zbehtë e qiellit aq sa edhe e shpresës.

Personazhet e “Rrethimit” të Tom Kukës, të vërtetët e përpiktë, të vërtetët e manipuluar dhe ata tërësisht të trilluarit, përzihen me njëri-tjetrin; jetojnë bashkë, mbijetojnë dhe vdesin; kanë frikë e ndiejn dhimbje; vajtojnë dhe kuvendojnë; numërojnë kokrrat e orizit apo përleshen për copën e fundit të bukës që furra ka mundur ta pjekë me ashklat që po mbarohen të druve; janë me fat sa herë predhat ua kursejnë kulmet e shtëpie ose bëhen copash në pamundësi për të shpëtuar; vihen në kërkimin e pashpresë të ASAJ QË U TAKON ose gjejnë fatet e shkruara nga lart; flasin për luftën, shkojnë në luftë dhe e urrejnë luftën duke ëndërruar fundin e saj… Tom Kuka vetë, si personazh i kudogjendur, në të gjithë librat e Tom Kukës, vejevjen me një biçikletë me misionin e pamundur të paralajmërimit të banorëve për drejtimin që kanë marrë predhat, duke i bërë kështu një lloj vizatimi të shpejtë urbanistik qytetit…

Strumbullari i së tërës është DASHURIA. Përballë saj, në një tjetër lloj lufte, BESA që kërkon ta shkatërrojë, siç shkatërroi kur e murosi Rozafën duke e shndërruar në legjendë…
*

Op/Ed

Moratoriumi është një fitore politike e koalicionit “Vlen” në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Nga Astrit Gashi Moratoriumi për çështjet etnike, i propozuar...

Nga konferenca për Integrimin e Ballkanit dhe vendeve kandidate në Bashkimin Evropian (BE), siguria në BE

Hisen Berisha / Budapest Në kuadër të konferencës ndër-parlamentare për...

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I NGJAJË NJË SKELETI TË ZHVESHUR NGA NDJESIA NJERËZORE

NËNA TEREZE U ANGAZHUA QË NJERIU TË MOS I...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

NUK E KEMI NDËRMEND TË NDALEM

Mexhiti: Lufta me perandorinë e bixhozit është e vështirë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi! Mbyllja e kazinove sipas zëvendëskryeministrit të par Izet...

Diego Simeone kritikon Courtoisin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’. ‘Los...

ZPS për dëshmitarin e 92-të: Ka qenë i ndaluar dhe keqtrajtuar nga UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka...