2026/04/13
Banner Top
Trump: Nuk ndryshon afati për luftën me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se afati kohor i tij për t’u marrë me këtë konflikt nuk ka ndryshuar, ka raporutar BBC, transmeton Gazeta Express.

“Tani për tani, nuk ka luftime,” thotë ai. “Tani për tani kemi një bllokadë, ata nuk po bëjnë biznes,” thotë ai, duke iu referuar iranianëve.

“Nuk më pëlqeu të shihja anije që dilnin, nëse ata po bënin biznes me Iranin,” thotë ai, me sa duket duke iu referuar trafikut të anijeve në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit.

Iranianët aktualisht nuk po bëjnë biznes në ngushticë, thotë Trump, dhe “ne do ta mbajmë kështu, shumë lehtë”.

Banner Content