spot_imgspot_img
spot_img

Trump: Ukraina e ka humbur Krimenë

Një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është shumë afër ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, por “Volodymyr Zelensky po bëhet pengesë me pretendimet e tij për gadishullin e Krimesë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në një postim në Truth Social se Ukraina e humbi Krimenë vite më parë dhe nuk është e diskutueshme që ajo të rikthehet nën kontrollin e Kievit.

Trump theksoi se askush nuk po kërkon nga Zelensky që ta njohë Krimenë si territor rus dhe theksoi se lufta për gadishullin duhet të ishte bërë një dekadë më parë, kur Rusia e mori pa asnjë rezistencë nga pala ukrainase.

Sipas presidentit amerikan, situata për Ukrainën është e tmerrshme dhe paralajmëri Zelenskyn se nëse vazhdon luftën, mund të humbasë gjithë vendin.

Deklarata e presidentit ukrainas, sipas Trumpit, nuk do të bëjë asgjë tjetër veçse të zgjasë luftën.

Volodymyr Zelensky tha në një intervistë për Wall Street Journal se Ukraina nuk do e njohë ligjërisht pushtimin e Krimesë, pasi kjo është kundër kushtetutës së vendit.

Deklarata erdhi pasi Shtetet e Bashkuara kanë propozuar njohjen e Krimesë si territor rus për t’i dhënë fund luftës. Zelensky paralajmëroi se çdo diskutim për Krimenë rrezikon zhvendosjen e negociatave në favor të Kremlinit.

Ai tha se propozime të tilla i përshtaten lojës se presidentit rus Vladimir Putin.

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...