2026/02/20
Banner Top
U plagos me armë zjarri, vdes gruaja nga Istogu

Një grua e plagosur në Istog pasditen e së premtes ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Kjo është bërë e ditur nga spitali, në një komunikatë për media.

Njoftimi i plotë:

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot kemi pranuar një paciente e plagosur me armë zjarri, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes.

Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e së ndjerës.

Banner Content