spot_imgspot_img
spot_img

Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Këshilli Gjyqësor në mbledhje të jashtëzakonshme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme këtë të mërkurë, në orën 16:00. Mbledhja do të mbahet pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ua ulur pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ju njoftojmë se mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (e mbyllur), do të mbahet sot, datë 23 nëntor 2022 (e mërkurë) nga ora 16:00, në sallën e takimeve të KGJK-së”, thuhet në njoftimin për media. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të fundit ka shfuqizuar vendimin e ish-qeverisë “Haradinaj” për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Albin Kurti tha se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij Ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me Ligjin e atëhershëm për Paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë. Më pas në kohën e qeverisë “Kurti I” ishte marrë vendim që paga e kryeministrit të zbritej, por ato të drejtësisë nuk u prekën.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...