spot_imgspot_img
spot_img

VATRA, nderon Ambasadorin William Walker me medaljen e artë të lirisë

 

Bronks, Nju Jork – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA organizoi një ngjarje me rëndësi të veçantë historike në selinë e saj në Bronks, ku promovoi librin autobiografik të Ambasadorit William Walker, “Reçak – historia e një krimi lufte”. Në të njëjtën kohë, ambasadori u nderua me Medaljen e Artë të Lirisë, mirënjohja më e lartë e Vatrës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ekspozimin e masakrës së Reçakut para botës.

“Takimi i sotëm tejkalon përmasat e një promovimi libri. Është një ngjarje me peshë të madhe historike,” u shpreh Presidenti i Vatrës, Dr. Elmi Berisha, në hapje të ceremonisë. Ai vlerësoi botimin e librit në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut si një akt domethënës përballë tendencave në rritje për mohimin e krimeve të luftës. “Ky libër është një testament moral dhe një përforcim i kujtesës sonë kolektive,” tha ai.

Nga aspekti diplomatik, rëndësinë e momentit e theksoi edhe Ambasadori Blerim Reka, i cili kujtoi se data e masakrës së Reçakut shënoi edhe fillimin e asaj që e quajti “diplomaci njerëzore”. “Misioni Verifikues i Kosovës i krijuar në tetor 1998 ishte zgjimi i diplomacisë së heshtur perëndimore,” deklaroi ai.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë personalitete të njohura të komunitetit shqiptar në SHBA dhe mbështetës të çështjes së Kosovës ndër vite. Frank Shkreli, ish-Drejtor i Divizionit Evropian të Zërit të Amerikës; Gani Shehu, komandant i Batalionit Atlantiku; Agim Aliçka, drejtor i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane; si dhe Prof. Osman Elezi, Dr. Skënder Myrtezani, Musa Daka e të tjerë ndanë kujtime dhe vlerësime për rolin vendimtar të Ambasadorit Walker në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Ambasadori Walker, me një karrierë 40-vjeçare në diplomaci dhe si ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, foli me modesti për përvojën e tij. “Nuk kam meritë të veçantë. Ato i takojnë luftëtarëve të lirisë dhe popullit të Kosovës,” tha ai. Ai shtoi se ideja për të shkruar këtë libër ka qenë një dëshirë e kahershme për të rrëfyer jo vetëm historinë e tij diplomatike, por edhe të vërtetën e Reçakut, e cila ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës dhe çoi drejt ndërhyrjes së NATO-s.

Në fjalën e tij falënderuese, ai shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt, përfshirë konsulentin Hasan Salihu, mikun e vjetër Sabi Gashi dhe bashkëshorten e tij, Nelly Walker.

Presidenti i Vatrës, Dr. Elmi Berisha, dorëzoi Medaljen e Artë të Lirisë me këtë motivacion:

Pan Albanian Federation of America VATRA – The Golden Medal of Freedom is hereby awarded with the highest honors to Ambassador William Walker in profound recognition of his outstanding service, unwavering courage and humanitarian dedication to the defense of human rights as well as his pivotal role in exposing the atrocities committed against the people of Kosova. This honor also acknowledges his pivotal contribution to the path toward freedom and independence of the Republic of Kosova.

Pas ceremonisë, Ambasadori firmosi kopje të librit për të pranishmit, ndërsa më pas u shtrua një drekë nderi në restorantin “Çakorri”.

Kjo vizitë e Ambasadorit Walker në selinë historike të Vatrës  një vizitë që, pa dyshim, forcon lidhjet e thella mes komunitetit shqiptar në Amerikë dhe një prej figurave më të çmuara në historinë e Kosovës moderne.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...

Pas përplasjeve për UÇK, Rama dhe Kurti bashkë në Londër për Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të martë drejt Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të procesit të Berlinit...