2026/01/01
Banner Top
Vdes Nexhat Daci, ish- Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i ASHAK

Ka ndërruar jetë ish kryetari i kuvendit të Kosovës dhe anëtari i ASHAK’ut Nexhat Daci.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.

Basha ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Dacit.

“Gjatë viteve të shërbimit të tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare të vendit tonë. Me vizion, maturi dhe përkushtim, z. Daci kontribuoi në ndërtimin e institucioneve demokratike, në forcimin e Kuvendit si zë i qytetarëve dhe në avancimin e proceseve politike në prag të shtetësisë së Kosovës.”

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment