Shkruan: Fadil Kajtazi
VJOSA – UKA DHE RUGOVIZMI DIAMETRALISHT TË KUNDËRT
Votimi i Vjosës nga LDK është shkatërrim per LDK-në; është naivitet i skajshëm. LDK kështu nuk mbetet më parti. Vjosa në LDK është katapultuar pa kurrfarë aktiviteti politik paraprak. LDK-ja e bëri deputete, kandidate për kryeministre, kryetare te Kuvendit, dhe ajo e tradhtoi. Ajo u fut në grupimin politik që Presidenti Rugova e quante tradhtar, ajo e shpartalloi partinë që e themeloi Ibrahim Rugova.
Pos kësaj, ajo u be pjesë e një grupimi politik i cili, së bashku me islamin radikal, zhvilloi ideologjinë antiamerikane, ndërkohë që doktrina “miqësi e përhershme me SHBA” ishte amanet i Presidentit Rugova.
Kjo nuk njeh Kosovë, as ideologji rugoviane; është karakter që shkel mbi gjithçka për agjenda personale.
Kjo ishte sa i përket trashëgimisë personale të Vjosës në raport me rugovizmin.
Sa i përket asaj familjare, per Mitrovicë nuk e di, por për familjen e zotërisë së parë në Gjilan e di mirë se, që nga formimi i LDK-së e deri më 1999, kurrë ata nuk kanë hyrë në derë të LDK-së, apo të ndonjë partie apo institucioni që luftonte Serbinë.
Tani Uka le te tregoj a emi ne RUGOVISTA apo Vjosa



