2025/12/10
Banner Top
Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burgim Mario Përlleshajn

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

Top Channel raporton se Mario Perlleshaj është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luisit, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie. Përlleshaj, u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.

Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment