spot_imgspot_img
spot_img

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA për shkak të gjendjes shëndetësore, takimi me Trump dhe vizita në Moskë mbeten në hije

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është detyruar të ndërpresë papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, raportojnë mediat pro-qeveritare serbe dhe agjencia shtetërore Tanjug.

 

Sipas këtyre burimeve, Vuçiç është ndjerë keq në orët e pasdites, sipas kohës lokale në SHBA, dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore para se të marrë vendimin për t’u kthyer menjëherë në Beograd. Ndërkohë që zyra e presidentit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen e tij, mungesa e informacionit në faqen zyrtare të Presidencës ka nxitur spekulime të shumta, përfshirë natyrën e vërtetë të sëmundjes dhe arsyet e vërteta të kthimit të parakohshëm.

Burime të afërta bëjnë të ditur se presidenti Vuçiç ndodhej në SHBA për të marrë pjesë në disa ngjarje diplomatike dhe kishte planifikuar një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump.

Takimi mes dy liderëve pritej të përqendrohej në çështje të sigurisë rajonale, marrëdhëniet dypalëshe dhe pozicionin e Serbisë në arenën ndërkombëtare. Gjendja shëndetësore e papritur ka bërë që Vuçiç të anulojë pjesëmarrjen në ngjarjet kryesore për të cilat kishte udhëtuar drejt SHBA-së.

Në momentin e incidentit, sipas raportimeve, në dhomën ku ndodhej Vuçiç ishin edhe ministri i Financave, Siniša Mali, dhe këshilltarja për media, Suzana Vasiljeviç. Mbetet e paqartë nëse kjo situatë do të ndikojë edhe në agjendën e tij të paralajmëruar ndërkombëtare, përfshirë udhëtimin e shumëdebatuar në Moskë më 9 maj për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, një vizitë që ka shkaktuar shqetësim në Bruksel dhe kritika të forta nga Bashkimi Evropian. Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se një gjest i tillë do të vështirësonte rrugën e Serbisë drejt integrimit evropian.

Gjatë qëndrimit të shkurtër në SHBA, Vuçiç kishte komentuar për protestat studentore në Serbi, duke i quajtur “një imazh të trishtueshëm të një epoke të kaluar” dhe kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të BE-së, duke deklaruar se “obsesioni i tyre është largimi im për në Moskë”. Në ditët në vijim pritet një deklaratë zyrtare nga zyra e presidentit lidhur me gjendjen shëndetësore të Vuçiçit dhe zhvillimet e mëtejshme në kalendarin e tij diplomatik.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Arbora Rrecaj mahnit me stil urban në natyrë

E njohur për titullin e saj si Miss Global International World 2022, Arbora ka ngjallur kureshtjen e publikut shqiptar me elegancën dhe paraqitjen e...

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...