2025/12/10
Banner Top
Xhafer Gashi shpall kandidaturën për deputet nga radhët e LDK-së

Ish-kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi publik, ku ka theksuar se kandidatura e tij vjen pas një angazhimi shumëvjeçar në institucione dhe në shërbim të qytetarëve.

Gashi ka kujtuar angazhimin e tij gjatë luftës si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe tre mandatet në krye të Komunës së Obiliqit, për të cilat tha se janë shoqëruar me projekte zhvillimore dhe punë në interes të komunitetit.

“Pas tre mandateve si Kryetar i Komunës së Obiliqit, jam i gatshëm të përfaqësoj me nder dhe përgjegjësi të gjithë qytetarët e Kosovës në Kuvend,” ka deklaruar ai.

Në fund, Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhje të votojnë “për punë, jo për premtime”, duke e shoqëruar njoftimin me moton “Zgjedh shpresën”.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment